Ushtria e Kosovës për herë të parë pjesë e ushtrimit ushtarak të NATO-s, Serbia në panik

Derisa Ushtria e Serbisë dhe Policia e Serbisë sot në Nish kanë organizuar një paradë të quajtur “Mbrojtja e Lirisë”, duke kërcënuar terthorazi Kosovën dhe Kroacinë.

Mirëpo, një përgjigje e shpejt ka ardhur nga NATO-ja e cila sot i ka nisur ushtrimet ushtarake në Kroaci, Hungari dhe Slloveni me emrin “Immediate Response 19”, dhe e cila do të zgjas një muaj.

Ky ushtrim do të komandohet nga Komanada Amerikane e forcave tokësore për Evropa nga Visbadeni.

Në këtë ushtrim ushtarak do të marrin pjesë 5250 ushtarë nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Bosnja, Shqipëria, Mali i Zi, SHBA, Polonia, Franca, Britania e Madhe, Lituania, Maqedonia e Veriut, Itali dhe Gjermania, si dhe për herë të parë Ushtria e Kosovës, shkruan gazete serbe, Alo, transmeton Ballkani.info.

Për këtë operacion NATO-ja i ka angazhuar 60 aeroplanë luftarak dhe transportues, 30 helikopterë dhe 800 automjete ushtarake.

Në anën tjetër, sot në paradën e Serbisë, Ushtria e Serbisë i kishte angazhuar 4000 mijë ushtarë dhe policë, 300 automjete dhe 40 fluturake.

“Ushtrimi ushtarak “Immediate Response 19” mbahet nga 10 maji deri më 6 qershor në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj dhe në kazermën “Josip Joviq” në Udbin, dhe në rajonin e Sllovenisë dhe Hungarisë. Kroacisë për herë të parë i është ndarë komanda për batalionin mutlinacional. Qëllimi i ushtrimit do të jetë “NATO pa kufij”, dislokimi i shpejt i forcave nga njëra deri të tjetëra anëtare pa komplikim dhe procedura burokratike”.

Forcat ushtarake të cilat marrin pjesë në ushtrim do të shkojnë në Kroaci përmes rrugëve tokësore dhe detare. Kështu që maqedonët do të shkojnë atje përmes Serbisë, derisa Ushtria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës përmes rrugëve detare, përcjellë Ballkani.info.

Për dy ushtritë shqiptare, Kroacia ka vënë në dispozicion dy anije të klasit Cetina të cilat nga Porti i Durrësit do t’i bartin ushtrisë e Kosovës dhe të Shqipërisë deri në Zarë bashkë me teknikën ushtarake.

Sipas Alo, Kosova në këtë ushtrim ushtarak ka dërguar një tog tokësor dhe një ekip të deminimit dhe automjete përcjellëse dhe logjistike. Më pas Ushtria kosovare me ushtritë tjera anëtare të NATO-s do të dërgohen në Hungari dhe më pas sërish do të kthehen në Kroaci.

Gjithashtu në Kroaci vijnë edhe bigada të ushtrisë amerikane të njohura si brigada “eskperte nga Iraku”, si dhe nga tre batalione të parashutistëve francez dhe britanik, kur brenda pesë ditësh priten desantë masovik të parashutistëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu