Ushtria e Kosovës tashmë merr pjesë në trajnimet e NATO-s

Ministri e Mbrojtjes në Kosovë njofton se gjatë ditë së djeshme Kontingjent i Ushtrisë së Kosovës ka kaluar kufirin drejt Hungarisë. FSK-ja do të merr pjesë në ushtrimet fushore të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR), e cila realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19).

FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD), shkruan Alsat M, trannsmeton gazeta Koha.

Ushtrimi ka filluar me datë 20 maj dhe do të zgjasë deri më 8 qershor 2019 dhe po mbahet në lokacione të ndryshme në Kroaci, Slloveni dhe Hungari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu