Vaji i peshkut apo vitamina D?! Shkenca jep përgjigjje, ja cili për çfarë shërben

Marrja e vajit të peshkut apo e vitaminës D? Studimet e mëdha tanimë po i japin përgjigjje të shumëpritura për këto. Vaji i peshkut merret kryesisht edhe nga njerëzit e shëndoshë, megjithatë nuk tregon ndonjë aftësi të madhe për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. E njejta ndodh edhe me vitaminën D, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, një sasi e lartë e vajit të peshkut largon sëmundjet e zemrës dhe problemet e lidhura me të. Deri në 10 përqind e të rriturve në SHBA konsumojnë vaj peshku.

“Konsumimi i vajit të peshkut me vitaminën D tregojnë sukses të madh në shëndet”, tha Dr. James Stein, një specialist i zemrës në Universitetin e Madisonit.

Këto vajra, të quajtura acide yndyrore Omega 3 gjenden në salmon, ton dhe disa lloje të tjerë të peshqive. Sipas studimeve të shumta, njerëzit që kanë konsumuar vaj peshku dhe omega 3 kanë gjetur se normat e kancerit dhe sëmundjet e zemrës reduktohen shumë.

Ndërkaq vitamina D merret nga rrezet e diellit, nga qumështi, vezët dhe vaji i peshkut. Disa studime thonë se njerëzit që kanë sasi të ulët të vitaminës D janë të prirur të preken nga kanceri.

Sipas studiuesve këto dy suplemente ndikojnë shumë në shëndet, ndërsa ende janë duke u bërë studime mbi rolin e tyre të madh që kanë në shëndet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu