Valdes shkarkohet nga posti i trajnerit të Barcelonës, ky është shkaku

Ish-portieri i Barcelonës, Viktor Valdes, nuk është më trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të klubit katalanas.

Valdes është shkarkuar nga detyra pas një zënke të ashpër me përgjegjësin teknik në sektorin e të rinjve, Patrik Klaivert, edhe ky ish-lojtar i katalanasve.

Kjo zënkë ka ndodhur për shkak të humbjes së thellë, që Barcelona pësoi nga Interi U-19, me rezultatin 0-3, javën e kaluar.

Tashmë që Valdes nuk është më trajner, vendin e tij e ka zënë Frank Artiga, që vjen nga skuadra e dytë e të rinjve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu