Valon Bela: Qytetarë shqiptar, asgjë mos hudhni nga shtëpitë e juaja pa i evidentuar Komisioni për vlersimin e dëmëve

Pas vërshimeve në fshatrat e shkupit përmes një postimi në Facebook Valon Bela ju bën thirje gjithë familjeve të prekura të Hasanbegut, Haraçinës, Stajkovcës nga përmbytjet e fundit që asgjë mos të hedhin nga shtëpitë e tyre deri sa komisioni për vlerësimin e dëmëve nuk i evidentojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit.

Postimi i plotë në rrjetin social Facebook:

Apel deri tek mediumet, të informojnë qytetarët e prekur nga vërshimet që mos të hudhin asgjë nga shtëpitë e tyre (orenditë, veturat, pajisjet, gjithëçka që ka qenë me vlerë) pa e evidentuar komisionet për vlerësimin e dëmeve.
Këtë gjë shumë nga banorët e prekur nuk e dinin andaj vijonin me pastrimin e shtëpive dhe hudhjen e gjithëçkaje që ishte prekur nga vërshimet.
Apeloj deri tek qytetarët që kanë familjarë të tyre në Hasanbeg që t’i informojnë ata në lidhje me komisionet për evidentim/vlerësim të dëmeve.
Ju lutem informoni të gjithë !
Shpërndajeni !


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu