Van Dijk komenton eleminimin e Barcelonës në prani të Messit

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, u pyet për përmbysjen e rezultatit kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve para Lionel Messit.

Sezonin e kaluar, Liverpooli arriti të kualifikohet në të dytën finale të Ligës së Kampionëve radhazi në mënyrë sensacionale, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4:0 në Anfield, pasi kishte pësuar disfatë 3:0 në Camp Nou.

Ajo ishte një tjetër natë për t’u harruar për Barcelonën, të cilët u eliminuan në mënyrë po kaq tronditëse nga Roma në sezonin 2017/18, në fazën çerekfinale, kur e hodhën poshtë epërsinë e fitores 4:1 në ndeshjen e parë.

Megjithatë, përderisa disfata kundër Romës ka mbetur në të kaluarën, Messit iu rikujtua edhe një herë mbrëmë, në ceremoninë e UEFA-s, disfata kundër Liverpoolit.

Van Dijkun dhe Messin i ndante vetëm Cristiano Ronaldo, kur gazetarja Reshmin Chowdhury e pyeti holandezin për atë fitore kundër Barcelonës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu