Varhleyi: Kosovës jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me udhërrëfyes për vizat

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ecë para me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka theksuar se janë të gatshëm të formojnë një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për këtë në një mënyrë të ngjashme si në rastin e Shqipërisë: jemi gati të krijojmë një udhërrëfyes së bashku me shtetet tona anëtare për të adresuar shqetësimet specifike”.

Autoritetet e shteteve anëtare (agjencitë e zbatimit të ligjit, forcat policore) duhet të përfshihen në terren për të ndihmuar Kosovën. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim të gjithë mbështetjen e nevojshme financiare, teknike dhe politike këtij procesi. Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të na japë zotime dhe realizime të qarta”, ka thënë Varhleyi në një takim të Komisionit Evropian për Ukrainën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu