Vazhdojnë luftimet në vijën e frontit Azerbajxhan-Armeni

Luftime të rënda u raportuan në vijën e frontit Azerbajxhan-Armeni gjatë gjithë natës, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria tha se forcat armene u përpoqën të merrnin përsëri pozicionet e humbura në rajonet kufitare Fuzuli-Jabrayil dhe Agdere-Terter.

Megjithatë, sipas deklaratës, të shtënat hakmarrëse nga trupat e Azerbajxhanit bënë që të dështojnë në përpjekjen e tyre.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se avionët dhe trupat e Azerbajxhanit shkatërruan një karvan automjetesh të blinduara armene që niseshin nga fshati Madagiz.

Gjithashtu, u shkatërrua edhe një tank dhe automjet armen pranë Fuzuli-Jabrayil dhe u neutralizuan 10 ushtarë, thanë nga ministria.

Një operacion për të pastruar qytetin Fuzuli nga trupat armene është duke vazhduar dhe katër tanke armene u shkatërruan këtë mëngjes, tha ministria në një deklaratë të veçantë.

Ushtria armene gjithashtu granatoi qytetin perëndimor të Azerbajxhanit, Dashkesen, ndërsa në deklaratë thuhet se Azerbajxhani do të përgjigjet me të njëjtën forcë.

Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajonin e okupuar.

Që atëherë, tensionet kanë vazhduar të përshkallëzohen, ndërsa Turqia ka qëndruar fuqishëm pranë Azerbajxhanit.

Franca, Rusia dhe NATO, mes tjerash, kanë kërkuar ndalje të menjëhershme të përleshjeve në vijën e frontit.

Marrëdhëniet midis dy ish-shteteve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Megjithatë, një armëpushim u dakordua në vitin 1994.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu