Vazhdojnë protestat kundër platformës shqiptare në Maqedoni (VIDEO)

Në rrugët e Shkupit dhe disa qytete tjera kanë vazhduar protestat kundër dygjuhësisë dhe platformës së përbashkët të partive shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj një koalicioni të ardhshëm mes LSDM-së dhe partive shqiptare, i cili sipas tyre, rrezikon sovranitetin dhe rendin kushtetues të vendit.

Ata edhe një herë bënë thirrje për një platformë maqedonase nga partitë politike maqedonase./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu