Vazhdojnë provokimet nga Serbia, publikon makineri të rëndë ushtarake duke e nisur drejt Jarinjës

Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë.

Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit.

Duke mos u mjaftuar me kaq, mediat serbe kanë publikuar pamje të tankeve që sipas tyre janë nisur afër Jarinjës,

Këto provokime vijnë pas sulmeve ndaj Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan.

NATO ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët, ndërsa e vetmja gjë që kërkon Kosova është reciprociteti për regjimin e targave me Serbinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu