Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në punësime

Vazhdojnë konkurset në institucionet e shtetit të cilat u dedikohen vetëm maqedonasve. Këtë radhë, është Ministria e Arsimit ajo e cila ka shpallur konkurs për punësim të një personi, por në konkurs potencohet me theks të veçantë se konkursi është i hapur për maqedonas. Ndërkohë, Ligji për Administratë, e cakton me automatizëm planin vjetor se persona duhet të punësohen në vit dhe nëse ato duhet të jenë maqedonas ose shqiptarë, por kjo sipas ekspertëve është anti-kushtetuese. Profesori universitar Hasan Jashari, deklaron se edhe në këtë rast, bëhet shkelje Kushtetuese

“Mendoj se kemi të bëjmë me ndonjë dështim, apo ndonjë politikë partiake që të punësohen vetëm të një etniteti, kurse kjo është anti-kushtetuese dhe anti ligjore, duke marrur parasysh paktin që nuk mund të përcaktohet etniteti, mund të përcaktohet nëse e ka mbaruar gjuhën shqipe ose gjuhën maqedonase, por kurrsesi që të jetë shqiptar ose Maqedonia”, tha profesori universitar Hasan Jashari.

 Profesori Jashari thotë se planet vjetore për punësime që i bëjnë institucionet e shtetit, me qëllim që të bëhet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, përdoret vetëm për çështje ditore.

“Ato përdoren për çështje ditore edhe janë bërë edhe për çështje ditore, por nëse e marrim në aspektin ligjor dhe Kushtetues, analizohen siç duhet, atëherë me ligji për anti-diskriminim, komisioni për anti-diskriminim duhet të merret me këto çështje”, theksoi Jashari.

Televizioni SHENJA edhe gjatë muajit të kaluar informoi se si në disa institucione shtetërore punësohen numër shumë më i madh i maqedonasve në raport me shqiptarët e që vështirëson gjendjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu