Potenciali i përgjithshëm depozitues i bankave në çerekun e dytë të këtij viti ka shënuar rënie prej 2.9%, në nivel çereku, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo tregon përkeqësim të besimit të subjekteve ekonomike në ekonominë vendore, bën të ditur Banka Popullore e Maqedonisë (BPM).
Në nivel vjetor, edhe depozitat e amvisërive është ngadalësuar dhe është ulur për 0.2%, kurse ulje është shënuar edhe në depozitat e sektorit korporativ, për 3.6%./infoshqip.com