Vazhdon tragjedia në Siri gjatë muajit korrik humbën jetën 1.557 civilë

Në sulmet e kryera muajin e kaluar në Siri, jetën e kanë humbur 1.557 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin mujor të publikuar nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), thuhet se në muajin korrik 769 civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve të regjimit të Asadit.

Në mesin e tyre 253 ishin fëmijë dhe 197 gra. Poashtu thuhet se fakti që 59 përqind e të viktimave janë gra dhe fëmijë është tregues i qartë se regjimi qëllimisht i shënjestron civilët.

Në raport potencohet se nga sulmet ruse kanë vdekur 293 civilë prej të cilëve 105 fëmijë dhe 66 gra, 40 civilë nga sulmet e PYD, në mesin e të cilëve 11 ishin fëmijë dhe pesë gra, ndërsa nga sulmet e DAESH jetën kanë humbur 156 civilë, në mesin e të cilëve 33 ishin fëmijë dhe 14 gra.

Ndërkaq, po ashtu thuhet se nga sulmet e forcave të armatosura kanë vdekur 67 civilë, prej të cilëve 15 ishin fëmijë dhe 13 gra, ndërsa nga sulmet e koalicionit ndërkombëtar jetën kanë humbur 189 civilë, në mesin e të cilëve 78 fëmijë dhe 39 gra.

Në raportin e SNHR-së bëhet e ditur se 97 civilë, prej të cilëve 36 fëmijë dhe 21 gra, kanë vdekur si pasojë e sulmeve të ndryshme me bomba autorët e të cilëve nuk janë përcaktuar ose si pasojë e mbytjes në ujë.

Më tej raporti vë në pah se forcat e regjimit dhe Rusia kanë shkelur ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe se kanë kryer shumë krime të luftës, ndërkohë që pohon se 90 përqind e sulmeve i kanë shënjestruar civilët apo pasuritë e tyre. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu