Vdes 18 vjeçari nga Gostivari në kampin për të rinj në Gradishte të Ohrit

Një 18 vjeçar nga Gostivari i cili ka qenë duke bërë camping me një grup nxënësish në vendin Gradishte të Ohrid, ka ndërruar jetë,njoftojnë nga policia e Ohrit,transmeton InfoShqip.com.

Arsyeja pse ka vdekur ndet nuk dihet,por mjeku kujdestar nga Ndihma e shpejtë e Ohrit ka informuar se rreth orës 20 atij i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijen ku më pas ai ka pësuar ngërçe dhe ka vdekur.

Bëhet fjalë për M.D. 18 vjeçar i cili ka qenë për pushime verore në qytetin e Ohrit, gjegjësisht në pushimoren e quajtur “Gradishte”. Sipas informatave jo zyrtare ai ka pësuar sulm në zemër derisa ka qenë në plazh.
Organet e policisë po hetojnë rastin për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të riut nga Gostivari.

Trupi i 18 vjeçarit i është dorëzuar mjekut ligjorë për obduksion. /InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu