Vdiq nga një atak në zemër, kush ishte djali i vetëm i aktores Tinka Kurti

Ndarja nga jeta e djalit të vetëm të gjigandes së skenës shqiptare, aktores së mirënjohur Tinka Kurti ka sjellë pikëllim të madh për këdo që e njihte dhe këdo që e dinte mallin e akumuluar tek ajo.

Prej kohësh, Zefi jetonte në Kanada bashkë me familjen e tij dhe takimet me nënën ishin disi të rralla, për shkak të largësisë.

Mbrëmë, pasi kishte folur me të ëmën ai kishte dalë të pastronte borën para oborrit të shtëpisë, por një atak i papritur në zemër e mori përgjithmonë nga kjo botë në moshën 65-vjeçare.

Por kush është Zef Kurti? Për arsye ende të panjohura pas ’90 ai ka mbajtur një profil të ulët publik.

Para viteve ’90 është aktivizuar edhe në disa shfaqje të teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Zefi ka provuar pak edhe aktrimin, më shumë me role episodike.

Një nga filmat është ai i “Udhëtim në pranverë” ku luan rolin e Lekës, në një dialog të shkurtër para teatrit “Migjeni” në Shkodër, film i vitit 1978.

Pritet që të trupi i tij të vijë në Shqipëri për tu prehur përjetësisht./syri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu