Veçoria sekrete në iPhone 7 Plus

Celulari më i fundit i Apple, iPhone 7 Plus, ka dy kamera që funksionojnë si një – lente të këndit të gjerë dhe lente telefoto.
Edhe pse Apple nuk është kompania e parë që e ka këtë lloj teknologjie, shumë kanë thënë se ardhja e kësaj teknologjie në iPhone shënon fillimin e kamerave të dyfishta.

Por Jeffrey Ferguson, një ligjërues në Universitetin Westminster, shkon një hap më tej dhe shpjegon pse këto kamera do të sjellin ‘Realitetin e Zmadhuar’ ose AR.

Realiteti i Zmadhuar, ose AR, ka vite që është bërë një zgjidhje në kërkim të ndonjë problemi.
Sistemi i kamerës së dyfishtë në iPhone 7 Plus mund të jetë platforma në të cilën mund të zgjerohet tërësisht AR. Këto kamera i ndihmojnë celularët që të sillen më shumë si kamera profesionale, për shkak të mundësisë së zmadhimit të pamjes.

Sipas ekspertëve, kamera e dyfishtë e iPhone 7 Plus do të mund të përdoret në aplikacionet që përmbajnë realitet virtual – si Pokemon Go. Madje, thuhet se Apple është duke punuar që realitetin virtual ta sjellë në hartat e iPhone, kështu që përdoruesit të bredhin nëpër botë përmes hartave me objekte 3D.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu