Vedat Muriqi, shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Mallorca – Atletico Madrid

Mallorca e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 14-të në Liga Liga, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Vedat Muriqi.

Vedat Muriqi përfitoi nga një top i kthyer i Jan Oblak që priti gjuajtjen e Jaume Costa, duke gjetur rrjetën.

Ky ishte goli i tij i tetë këtë sezon, ndërsa Muriqi ka shënuar në katër ndeshje radhazi, duke i dhënë shumë pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas kësaj përballje, Muriqi u shpall nga La Liga si lojtar i ndeshjes.

Ai u vlerësua lartë me nota edhe nga faqet e specializuara si Sofascore dhe Whoscored.

Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm te Mallorca, duke u kthyer në lojtarin kryesor të kësaj skuadre.

Ai është i dyti në renditjen e top shënuesve, ku vetëm Robert Lewandowski me 13 gola ka shënuar më shumë se ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu