Veliu: I kemi humbur zgjedhjet, VV nuk dinë të qeverisë

Agim Veliu ka pranuar se partia LDK dhe kandidati i tyre kanë humbur zgjedhjet në Podujevë.

“Kemi humbur zgjedhjen, sovrani ka folur dhe ne duhet tani të heshtim”, ka deklaruar Agim Veliu, raporton SHENJA.

Ai tha se ata me sa kanë mundur kanë bërë detyrën por ja që qytetarët nuk e kanë vlerësuar këtë.

I pyetur në lidhje me reagimet e disa deputetë të VV-së, ai tha se nuk e befason asnjë veprim i deputetëve të Vetëvendosjes, por se qytetarët e vendit por edhe të Podujevës do ta shohin shumë shpejtë se Vetëvendosje nuk dinë të qeverisë dhe se ata merren vetëm me propagandë. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu