Vëllai i Pogba fut në sherr dy skuadra spanjolle

Vëllai më i madh i yllit të Manchester United, Paul Pogba e ka gjetur veten në mes të një hallakame transferimi në ligën e katërt spanjolle, me dy klube që pretendojnë se e kanë atë nën kontratë.

Skuadra e Tercera Divizion Manchego e kanë mohuar se sulmuesi Mathias Pogba, 29 vjeç, ka pranuar të bëjë një kontratë me Lorca, pavarësisht se kjo e fundit pretendon se e ka transferuar atë në Twitter.

“Lojtari, sot, vazhdon të ketë një kontratë të vlefshme me klubin tonë”, pohoi Manchego në faqen e tyre zyrtare, përcjell lajmi.net.

“Siç kemi bërë, ne gjithmonë do të mbrojmë të drejtat dhe interesat e Manchego Ciudad Real CD”.

Të dy ekipet janë në negociata ndërsa përpiqen të zgjidhin situatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu