Vëllau i Sami Lushtakut: Çfarë shteti është ky?

Gjykata e Apelit gjatë ditës publikoi vendimin për rastin “Drenica I”, ku Kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku lirohet nga akuza për vrasje për të cilën Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishe dënuar atë me 12 vjet burg.

Por, Gjykata e Apelit i ka konfirmuar Lushtakut vetëm dënimin prej 7 vjetësh burg për përgjegjësi komanduese.

Ndërkaq pas këtij vendimi, ka reaguar familja e Sami Lushtakut.

Ukshin Lushtaku, vëllau i Sami Lushtakut, ka thënë për Klan Kosova se kishin shpresë që Gjykata e Apelit do jap vendim tjetër për rastin në fjalë.

“Kemi pritur që Gjykata do ta lirojë Samiun dhe jo vetëm. Komandantët tanë po dënohen pa asnjë dëshmi” është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Lushtaku madje e përshkruajti edhe gjendjen në familje pas vendimit të Apelit për vëllaun e tij i cili njëherit është dhe Kryetar i Komunës së Skënderajt.

“Jemi të shokuar, ky lajm për ne ka shkaktuar paralizë tek e gjithë familja. Si për gratë e shtëpisë tonë ashtu dhe për fëmijët”, ka thënë Ukshin Lushtaku, vëllau i Samiut.

Ai nuk ka hezituar të fajësoj shtetin dhe gjykatën për dënimet që po u bëhen komandantëve të luftës së fundit në Kosovë.

“Nuk kemi gjyq, nuk kemi kryetar. Nuk e di çfarë shteti është ky. Unë nuk e di pse do të dalim ne në zgjedhje tashmë. Sami Lushtaku ka pas 90 % të votave vetëm sa ka qenë në burg. Kë ta zgjedhim kryetar tash”, ka përfunduar Ukshin Lushtaku, njofton Klan Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu