Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, njoftoi se vendi i tij do të mbyllë ambasadën dhe konsullatat e saj në SHBA dhe se ka thirrë të gjithë personelin e saj diplomatik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim për hapjen e vitit legjislativ 2019, Maduro ka njoftuar vendimin e Venezuelës për mbylljen e ambasadës së saj në SHBA.
“Do të mbyllim ambasadën dhe konsullatat tona në SHBA dhe kemi thërritur të gjithë personelin diplomatik. Do të vijnë ditën e shtunë”, tha Maduro duke njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në.
Mitingjet e zhvilluara dje nga opozita dhe mbështetësit e pushtetit në Venezuelë shkaktuan zhvillime të rëndësishme nga pikëpamja e vendit dhe ajo rajonale.
Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, shpalli veten president gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas duke theksuar se nuk njohin qeverinë e presidentit Nicolas Maduro. SHBA, Kanada, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panama, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala dhanë mbështetje të hapur opozitarit Guaido, si president të përkohshëm i vendit.
Ndërsa Nicolas Maduro, gjatë një fjalimi mbrëmë nga ballkoni i rezidencës preisdenciale Miraflores në Karakas duke iu drejtuar mijëra qytetarëve të Venzuelës njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-të, dhe u dha afat prej 72 orëve diplomatëve amerikanë të largohen nga Venezuela.









