Veprimi epik i arbitrit shqiptar bën xhiron e rrjetit, faqja e njohur publikon momentin nga sfida mes Xhakës e Rashicës (VIDEO)

Një moment interesant gjatë ndeshjes së pak ditëve më parë në Prishtinë, mes ekipeve të formuara nga Granit Xhaka dhe Milot Rashica, me yje nga të gjitha fushat e jetës, të ardhurat e të cilës do shkonin për bamirësi, ishte edhe ai i arbitrit Genc Nuza.

Trajneri i njohur në Kosovë, Muharrem Sahiti, si dhe aktualisht asistent i Bernard Shaland tek përfaqësuesja e “Dardanëve”, në një moment të sfidës kishte ngacmime miqësore me Milot Rashicën, që ishte në ekipin tjetër.

Arbitri që po drejtonte ndeshjen, ndërkombëtare Genc Nuza, e thirri pranë Sahitin, sikur do e ndëshkonte për këto gjeste, por ndërkoë edhe Sahiti kërkonte me shaka karton të verdhë për Rashicën.

Por, arbitri i nxori “blof”, dhe teksa po bënte sikur do nxirrte kartonin e verdhë nga xhepi, nxori vetëm një letër për të fshirë djersën. Një veprim që mori duartrokitjet e Sahitit, dhe shkaktoi të qeshura në fushë. Këtë moment, e ka postuar edhe faqja e njohur e tifozëve në rrjetet sociale, “433”, e cila vetëm në Instagram numëron më shumë se 21 milionë ndjekës, dhe poston ngjarje interesante nga futbolli. Edhe vetë Milot Rashica, protagonist në ktë video, ka komentuar duke qeshur në këtë postim.

Video:

Arbitri Kosove on Vidnews.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu