Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i barrikaduar

Situatë në veri të Kosovës në këto momente është e qetë, derisa barrikadat vazhdojnë të bllokojnë rrugën kryesore prej 10 dhjetorit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti për portalin rtv21 këtë të mërkurë tha se nuk ka ndonjë ndryshim. Ndërsa, nuk është shënuar ndonjë incident.

Disa serbë lokalë, kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Barrikadat janë ngritur pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar më 12 dhjetor se Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu