Vërshojnë ofertat për futbollistin e kombëtares, mund të bëhet shok skuadre me portierin shqiptar

Kur duhet më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit të merkatos së janarit, e ardhmja e mbrojtësit të Shqipërisë Frederik Veselit po bëhet më e ndërlikuar.

Teksa Bari (Seria C) dhe Salernitana (Seria B) shprehën interes për 27-vjeçarin, dy skuadra të tjera italiane Kremoneze dhe Trapani (luajnë në Serinë B) kanë hedhur sytë te Veseli, i cili duket se dhe nëse largohet në dy ditët nga Empoli mund t’i thotë “mirupafshim” ekipit pas përfundimit të sezonit.

Nëse shkon te Trapani, Veseli do të gjejë një tjetër shqiptar, portierin Elhan Kastrati, i cili u prezantua dje si futbollisti i tyre më i ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu