Verstapen fiton garën e çmendur në SHBA

Kampioni i botës në Formula 1, Maks Verstapen, ka fituar Çmimin e Madh të SHBA në pistën e Teksasit pas një gare të çmendur ku ndodhi gjithçka që në start e deri në fundin e saj.

Starti i garës solli aksident që në kthesën e parë, me Karlos Sainz, fitues i pole-position, i cili doli jashtë pasi u përplas nga Rasëll. Kjo i dha mundësinë Verstapen të krijonte një diferencë të vogël nga Hemilton që ishte ndjekësi i tij më i afërt.

Nga xhiro e 12, pjesa më e madhe e makinave hynë në bokse për të vendosur gomat e forta.

Më pas vjen aksidenti tjetër, ai i fluturimit të Alonso mbi Stroll, me spanjollin i cili për fat ia del të kthehet në garë pa pasoja.

Por pastaj Botas përfundon jashtë piste dhe makina e sigurisë i jep mundësinë Lëklerk i cili nuk kishte hyrë ende në bokse, që të shfrytëzonte ngadalësimin për të ndërruar gomat e tij dhe të bëhej pretendent për një vend në podium edhe pse ishte nisur i 12-i.

Më pas vjen aksidenti tjetër, ai i fluturimit të Alonso mbi Stroll, me spanjollin i cili për fat ia del të kthehet në garë pa pasoja.

Pastaj është radha e ndalesave të dyta, me mekanikët e Red Bull që vonojnë Verstapen dhe i japin mundësinë Hemilton e Lëklerk që ta kalojnë. Por holandezi hyn në pistë i vendosur për të rimarrë kreun dhe pas pak xhirosh kalon Lëklerk e kur regjistrohej e 50-a, merr përsëri vendin e parë duke ia rrëmbyer Hemilton, për të prerë i vetëm finishin.

Hemilton duhet të kënaqet me vendin e dytë, ndërsa Lëklerk me të tretin, të ndjekur më pas nga Perez, Rasëll, Norris, Alonso, Fetel, Magnusen e Tsunoda.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu