Verstappen kërkon triumfin e dyfishtë

Max Verstappen triumfoi në garën e fundit të Formula 1 e cila u zhvillua në Azerbaixhan. Me fitoren e arritur në pistën e Baku, holandezi u shkëput në krye të renditjes botërore teksa përfitoi edhe nga fakti që rivali i tij kryesor në këtë sezon, Charles Leclerc nuk mundi ta mbyllte garën për shkak të problemeve në motor.

Tashmë, distanca mes dy pilotëve është 34 pikë, ndërsa Verstappen kërkon një tjetër fundjavë festive, këtë herë në Montreal në Çmimin e Madh të Kanadasë. Kampioni i Botës në fuqi thekson se do të ishte shumë bukur të largohej nga Kanadaja triumfator ndërsa shtoi se sa i takon kampionatit, ai është ende shumë i gjatë dhe përpara i pret një punë e madhe.

Prej disa kohësh nuk garojmë në Montreal, është emocionuese të rikthehesh dhe të prekësh këtë pistë. Është unike dhe shpresojmë që makina të jetë në një formë të mirë këtë fundjavë.

Gjithnjë mezi e pres garën e Montrealit, është një qytet i bukur. Pastaj të arrinim dy fitore radhazi do të ishte e shkëlqyer. Është fantastike të jemi në krye të botërorit si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë, por kemi ende një rrugë të gjatë përpara. Duhet të luftojmë si skuadër dhe të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur”, u shpreh Verstappen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu