Veseli e quan Kurtin mashtrues, thotë se nisi reciprocitetin pasi e kuptoi nga Kushtetuesja se nuk do të jetë Kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendimi i Albin Kurtit për aplikimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri, kur ai tashmë e di se nuk do të jetë më vet në qeveri.

Veseli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se veprimi i Kurtit është akt tipik i mentalitetit të tij mashtrues që po e rrënon Kosovën qe disa vite.

Sipas tij, ky mentalitet shtet-rrënues do të zgjasë për aq sa zgjat besimi i njerëzve në manipulimet dhe mashtrimet e tilla.

“Por, një njeri si Albin Kurti e një parti si Vetëvendosje, s’mundet ta mashtrojë një popull pafundësisht. Vendimet e orëve të tyre të fundit, s’do të heqin vëmendjen nga skandalet e shumta që kjo kastë mashtruesish krijoi për pak ditë në qeverisje. Sidoqoftë, Kosova ka fat të madh që ka përkrah SHBA-në dhe partnerët perëndimorë”, ka shkruar Veseli.

“Do të vijnë shpejtë ditë shumë më të mira se sa këto të mashtrimit të të pashpresëve që po perëndojnë”, thekson ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu