Veseli: Ja kur do votohet Buxheti i vitit 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se buxheti do të votohet në seancën e sotme e cila është duke vazhduar.

Sipas tij, nuk ka vend për shantazhe dhe se Qeverisë do t’i mundësohet të kryej detyrat e saj.

“Sonte do të miratohet buxheti i Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

“Buxheti do të aprovohet, do t’i jepet një mundësi kësaj qeverie dhe këtij Kryeministri që bashkërisht ne si koalicion qeverisës të orientohemi nga sektori i prodhimit dhe ndërmarrësisë’, tha Veseli.

Ai deklaroi se në këtë seancë do të flitet edhe për Statutin e Trepçës që tha se “do të jetë vendim shumë i rëndësishëm për sovranitetin dhe ekonominë e Kosovës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu