Vetëvendosja paralajmëron shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Çitakut

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duhet të mbahet përgjegjëse dhe të jap llogari nëse informata për njohjen nga Xhamajka nuk është e vërtetë.

Ajo ka thënë se siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe ambasadorë.

“Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo tutje ka shkruar se nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu