Vetëvendosje tregon a e propozon Rexhep Qosjën për President të Kosovës

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, ka thënë se asnjë emër të përveçëm deri më tani nuk është diskutuar brenda VV-së për ndarjen e ministrive, e aq më pak për postin e Presidentit, shkruan GazetaBlic.

Nagavci tha se së fundmi herë kanë qenë zgjedhjet parlamentare dhe që nga 7 tetori VV është angazhuar në këtë çështje, ndërsa kanë përparuar në lidhje me harmonizimin e programit.

Nagavci ka thënë VV se së pari qëndrimet e saja i diskuton brenda partisë dhe më pas bëhet vendimmarrja siç parashihet edhe me statut dhe ato i bënë më pas publike.

Ajo shton se ka besim se qytetarëve do të u ofrohet ajo që e kanë kërkuar, që opozita e djeshme të bëhet pozitë në të tashmen.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Ne jemi të vetëdijshëm se kemi garuar për zgjedhjet parlamentare dhe na është besuar përgjegjësia për të propozuar qeverinë dhe për këtë jemi të përkushtuar dhe jemi angazhuar që nga 7 tetori. Jemi të kënaqur që kemi bërë një hap përpara me harmonizimin e programit duke vendosur kështu një standard të ri.

Sa i përket bartësve të përgjegjësive. Deri më tani asnjë emër i përveçshëm nuk është diskutuar në organet tona, as për pozitat në ekzekutiv e aq më pak për postin e presidentit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndrimet e veta fillimisht i diskuton gjatë e me seriozitet në organet e veta. Aty bëhet dhe vendimamrrja, ashtu si parashihet me statut.

Në vazhdimësi LV! ka konsistencë në qëndrimet e veta dhe të njejtat i bën publike dhe i mbrojtn me argumente.

Dua të besoj se qytetarëve do t’u ofrojmë atë që kanë kërkuar: se opozita e deri djeshme do të jetë qeverisja e sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu