Vetura e parë Opel Mokka X del nga linja e prodhimit (FOTO)

Për ta ngarë atë i pari, erdhi shefi ekzekutiv i Opel, Dr. Karl-Thomas Neumann.
Në fillim të vitit Opel kishte prezantuar modelin e ri Mokka X i cili pas shtatë muajve ka nxjerr veturën e parë nga linja e prodhimit në Zaragoza, Spanjë, transmeton Express. Veturën e parë të këtij modeli e ngau shefi ekzekutiv i Opel, Dr. Karl-Thomas Neumann i cili u takua me punëtorët e fabrikës dhe zyrtarët lokal të Zaragozës.

Divizioni Evropian i GM, Opel është punëdhënësi më i madh në rajonin e Aragonit në Spanjë. Po ashtu Opel është lider sa i përket shitjes së veturave të reja në Spanjë me 8.46% të veturave të reja që shiten në këtë shtet. Opel ka shitur 62,000 vetura të reja në Spanjë në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa në Evropë deri me tani ka shitur rreth 600,000 vetura të modelit Mokka.

V1 V2 V3 V4 V5 V6

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu