(VIDEO) PAJAZITI: KËRCËNIMET NUK MË TREMBIN, TREGOJNË SE ATA JANË NË HUMNERË

“Do të përfundosh në gepekun e makinës”, është kjo përmbajtja e një prej shumë mesazheve kërcënuese të cilat mbrëmë i janë adresuar profesorit universitar Ali Pajaziti, përmes telefonit.

Pajaziti tha se këto metoda makabre, të ulëta dhe të pista, me gjasë vijnë nga qarqe të errëta të cilëve nuk u konvenon zëri i tij kritik, ndaj dukurive negative. Por ai shtoi se me një gjë të tillë, ata vetëm krijojnë një imazh të vetin dhe tregojnë se në çfarë humnere janë duke shkuar.

“Mbrëmë ne ora 20:47 mora 16 porosi, apo mesazhe me përmbajtje kërcënuese për personalitetin tim fizik, ku mes tjerash shpreheshin se brenda disa ditëve do të marr vesh se çfarë do të ndodh, do të përfundosh në gepekun e makinës dhe kështu me rradhë. Pra, një tendencë për të heshtur zërin intelektual, zërin e mendimtarit të pavarur për të krijuar një klimë të heshtjes totale absolute, aprovuese, për të kriju një servilizëm publik në shoqërinë tonë, gjë që nuk do të ndodhë. Me këtë nuk do të arrijnë askund, me këtë vetëm krijojnë një imazh të vetin dhe tregojnë se në çfarë humnere janë duke shkuar, tregon se janë në rënie të madhe dhe se dita ditës po përshëndeten me popullin”, thotë profesori universitar, Ali Pajaziti.

Ai madje nëpërmjet rrjetit social Facebook ka publikuar edhe numrin e kërcënuesit, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të frikësohet.

“Personi i cili mbrëmë më ka shkruar ishte një analfabet parë eksellancë, njeri I cili nuk dinte as shkrim leximin, dhe duke thënë fjalë të ndyta, duke prekur në nderin tim familjar, synojnë që Ali Pajazitin ta bëjnë që të tërhiqet, në prapaskenë ose prapa perdes. Këtë gjë nuk do ta arrijnë në asnjë mënyrë, nuk ju tutem”, thekson Pajaziti.

Sipas Pajazitit, kjo punë nuk do të përfundoj me kaq, pasi rasti tanimë është denoncuar në polici dhe çështja është në proces.

“Çështja është në proces, rastin e kam paraqitur zyrtarisht në polici, edhe gojarisht edhe fizikisht kemi shkuar atje e kemi denoncuar dhe domethënë ka ndjekje, kjo punë nuk do të përfundoj me kaq, derisa të gjendet individi edhe struktura e cila gjendet pas atij individi”, tha gjithashtu profesori Pajaziti.

Pajaziti mendon se kërcënimet e tilla vijnë pas postimeve që i ka postuar nëpër rrjete sociale, duke shtuar se edhe pas kërcënimeve të tilla ai nuk e ka ndërmend të ndalet së shkruari, pasi siç tha ai, sikurse çdo opinionist, ai frymon në atë kënd. Pajaziti shtoi se jemi në demokraci dhe jo në komunizëm, prandaj sipas tij, nuk ekziston as një fuqi që ta ndalojnë. Ndryshe, Ali Pajaziti është profesor me renome, me qasje kritike ndaj dukurive negative në shoqëri, veçanërisht në Maqedoni./shenja.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu