Videoja që do t’ju zbukurojë ditën, Deniz e ‘Dashuri e pafund’ kërcen me këngën shqip me të cilën jemi rritur

“Macja le të lahet prap do të thahet…” na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë dhe kështu do të ndodhë edhe për shumë fëmijë të tjerë. Megjithatë, ajo çfarë na çuditi sot është se edhe vogëlushja e serialit “Dashuri e pafund” kënaqet pafund me këtë këngë. Në një video të postuar në profilin e saj në instagram, i cili menaxhohet nga e ëma, Arven Beren është shumë e lumtur duke kërcyer nën tingujt e këngës shqip. Mos e humbisni këtë video, pasi me siguri do të jetë gjëja më e bukur që do të shihni sot.

Bukuroshja e vogël u bë e njohur si vajza e Nihan dhe Kemal në “Dashuri e pafund” dhe gëzon mijëra fansa nga e gjithë bota, edhe pse është ende vetëm 2 vjeç.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu