I vihet dryni shkollave të Opajës dhe Mateçit

“Jemi këtu pranë Shkollës Fillore ‘7 Marsi’ në fshatin Opajë. Në këtë shkollë procesi arsimor është ndërprerë gati dy javë, shkak për këtë është mungesa e ngrohjes. Kohë më parë drejtori i kësaj shkolle na premtoi që ky problem do të zgjidhjet brenda 10 ditësh, por edhe pas gjithë asaj periudhe të gjatë, ky problem si duket ende nuk është zgjidhur”.

Drejtori i shkollës, Besnik Ibrahimi pati thënë për televizionin Shenja që është duke u punuar dhe shumë shpejt shkolla do të jetë e pajisur me ngrohje, por nga ajo ditë deri tani kanë kaluar 1 muaj dhe ajo nuk është vendosur.

“Unë besoj se brenda 10 ditësh do të kryhet kjo vendosje e kalldajës siç kemi informacione prej komunës dhe prej firmës që punon”, pati deklaruar Besnik Ibrahimi, drejtor i shkollës ‘7 Marsi’ më date 05.11.2016

Ne kontakuam disa herë Ibrahimin, por ai nuk deshi të japë shpjegim për vonesën e vendosjes së ngrohjes, gjithashtu nuk dihet se kur do të rifilloj mësimi dhe a do të zëvendësohen orët e humbura të nxënësve.

Dryri i është vënë edhe Shkollës Fillore “Kultura” të fshatit Mateç. Mësimi në këtë shkollë është ndërprerë nga dita e premte, gjithashtu nga shkaku i ngrohjes. Drejtori  i shkollës “Kultura” Xhevdet Rramani, e bën përgjegjës Bankën Botërore.

“Këshilli komunal sjelli një vendim për të bërë një kërkesë për rikonstruktimin e shkollave fillore në komunë të Likovës, mirëpo ajo u zvarrit pasi kushtet janë ashtu. Për të bërë një kërkesë nga Banka Botërore nevojiten kushte të shumë llojeve, kështu që në bashkëpunim me komunën, Ministrinë e Financave dhe Bankës Botërore, kjo u realizua”, deklaroi Xhevdet Rramani, drejtor i shkollës “Kultura”.

Rramani, më tutje sqaroi arsyet e ndërprerjes së mësimit.

“Ne prej ditës së hënë e ndërprem mësimin, për këtë javë tërë javës, shkaku se nxemja ende nuk është realizuar, kjo pritet deri ditën e diel të lëshohet në përdorim……..besoj që do të arrihet planprogrami, pasi që nuk kemi humbur shumë”, tha më tej ai.

Rrahmani beson se të hënën e ardhshme mësimi do të rifillojë, ndërkaq  orët e humbura do të kompensohen gjatë ditëve të shtuna./shenja.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu