Vijon ende numërimi i votave në Durrës, kush kryeson mes PS dhe PD

Vijon numërimi i kutive në qarkun e Durrësit. Mësohet se nga 481 kuti deri më tani janë numëruar 437.

Ndërsa vihet re që kryeson Partia Socialiste me një diferencë rreth 20 mijë vota përpara Partisë Demokratike. Në vendin e tretë është LSI me 8624 vota ose 6.23%.

Rezultatet:

Partia Socialiste -70 596 vota

Partia Demokratike- 57 459 vota

Lëvizja Socialiste për Integrim- 8624 vota

Kujtojmë që kandidat në qarkun e Durrësit është edhe kryeministri Edi Rama. Mirëpo në një deklaratë të bërë ditën e sotme drejtuesi politik i socialistëve në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri deklaroi se Rama do të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu