“Vikendi”, “Show Meselation” ishin disa nga emisionet humoristike që u ngrohu zemrat e publikut aktori i ndjerë Blerim Peci (VIDEO)

Blerim Peci ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se aktori shqiptar vuante nga sëmundja e mëlçisë, që besohet t’i ketë qenë shkaktar i vdekjes së hershme.

Ai njihet për një numër të madh të roleve të ndryshme humoristike, ku ngrohu zemrat e publikut shqiptar.

Aktori i ndjerë 44-vjeçar së fundi ka qenë në show humorisitik të televizionit publik të Kosovës, RTK, i njohur si “Vikendi”.

Një nga pjesët më të pëlqyera të këtij emisioni ishte “Udhëtimi në kohë”, në të cilin aktori i ndjerë luante rolin e një burri të përkushtuar, ku bënte një krahasim interesant duke na dërguar deri në vitet e 60-ta dhe pastaj të kthente në realitetin në të cilin jetojmë, ku për krah tij ishte edhe aktorja Xhejlane Tërbunja.

Ai më parë ka qenë pjesë e showt televiziv të njohur edhe si “ShowMeselation”, ku rrugëtoi së bashku me aktorin Fehmi Feratin.

Theksojmë se peci ka qenë i martuar me aktoren Afërdita Sopjani, me të cilën ka edhe dy fëmijë. /Telegrafi



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu