Vinicius i dha fitoren Realit, dalin pamjet e diskutueshme të golit

Vinicius Jr ishte vendimtarë për Real Madrid, pasi u dha fitoren me golin e shënuar ndaj Liverpool në finalen e Champions League.

Në këtë mënyrë “Los Blancos” u konfirmuan edhe “mbretërit” e Europës, pasi kanë arritur të fitojnë 14-herë Champions League, si asnjë skuadër tjetër më parë.

Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Megjithatë, disa pamje që po qarkullojnë sot, kanë vënë në pikëpyetje se a ishte pozicion jashtë loje goli i shënuar. Në video shikohet se Benzema është përfshirë në aksion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu