Viti i Ri pa borë, por ja kur pritet reshjet intensive të borës

Viti i ri do vjenë pa reshje bore, por nga java tjetër priten ndryshime të motit, transmeton InfoShqip.

“Nata e Vitit të Ri nuk është shumë e ftohtë, e qëndrueshme, e thatë dhe me mjegull dhe e ndotur nëpër lugina, por tashmë nga mbrëmja e së hënës, e sidomos nga e marta, moti këtu do të fillojë të ndryshojë ngadalë dhe në fillim do të ketë reshje lokale shiu, por megjithatë temperaturat mbi mesataren e ajrit si më parë”, thotë meteorologu Sllavço Popovski.

Sipas tij, është gjithnjë e më e sigurt se tashmë gjatë Krishtlindjeve ortodokse në Ballkan, përfshirë edhe Maqedoninë, do të arrijë një valë e fortë polare, e cila do të na sjellë temperatura jashtëzakonisht të ulëta të ajrit dhe shumë borë.

“Sipas përditësimeve të fundit të modeleve numerike, më së shumti borë do të kemi rreth datës 10 janar dhe pas 10 janarit, në të gjithë Maqedoninë mbi 20 centimetra, disa vende edhe mbi 50 centimetra, ndërsa në qendrat e skijimit edhe mbi 100 centimetra. Në të gjithë rajonin do të ketë shumë borë. Është një stuhi e madhe bore dhe valë akulli. Në rajonin tonë (Ballkan) presim që temperaturat të zbresin deri në -25 gradë diku, ndërsa në rajonin alpin edhe nën -30 gradë”, shton Popovski./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu