“Vizat”, Rama sulmon BE-në për Kosovën: Luan turpshëm shah

Kryeministri Rama e quajti si të turpshme për BE-në që ende nuk liberalizon vizat me Kosovën. E tha këtë gjatë konferencës me Michael Roth, ministrin gjerman për Europën, edhe pasi ky i fundit e pranoi se BE po gabon me këtë qëndrim të saj karshi Prishtinës.

“BE e ka marrë peng Kosovën në një lojë shahu, ku një nga figurat ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng dhe qytetarët në Kosovë të mos lëvizin lirisht. E turpshme, po nuk ke ça i bën“, u shpreh Rama.

Michael Roth tha se BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe se kjo do të duhej të ishte bërë prej kohësh, pasi kushtet janë përmbushur.

“BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them si autokritikë. Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh. Kjo sepse kushtet janë përmbushur.

Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu