Numër i shtuar i policëve është parë sonte në hapësirat përreth Kuvendit të Kosovës. Eshte mësuar nga burime të sigurta se ky veprim është marrë nga Policia pas një paralajmërimi për djegien e flamurit maqedonas.
Shtimi i forcave të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të kryeqytetit mësohet se lidhet me vizitën e nesërme të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski në Kosovë.
Sipas të njëjtave burime, zyrtarëve policorë ju është dhënë urdhër që një veprim i tillë të mos lejohet të ndodhë në asnjë mënyrë.









