Vjedh farmacinë dhe zhytet në det për t’i shpëtuar policisë, por ‘liria’ zgjat vetëm pak minuta

Një vjedhje e pazakontë ndodhi në Selanik. Në 40-vjeçar hyri në farmaci pasditen e djeshme dhe ka grabitur një shumë parash nga kasa.

Menjëherë sapo është njoftuar Policia nga qytetarët, burri është zhytur në det për të shmangur arrestimin e menjëhershëm.

Megjithatë, përpjekjet e tij rezultuan të kota, pasi efektivët kanë arritur ta arrestojnë.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti tre pako të vogla me heroinë. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu