Vjedhje milionash brenda shtëpisë ku po qëndron Verratti, pronë e Ronaldos

Policia po ndjek disa hajdutë që thuhet se kanë vjedhur sende me vlerë prej më shumë se 2.8 milionë euro nga shtëpia ku po qëndron ylli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, në Ibiza.

Hajdutët hynë në pronën, për të cilën mediat vendase thonë se i përket legjendës braziliane Ronaldo Nazario, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa futbollisti dhe familja e tij ishin jashtë.

Përveç parave të gatshme, kriminelët thuhet se morën ora dhe bizhuteri.

Marco Verratti was the victim of a burglary this week during his holiday with family in Ibiza

Vjedhja u raportua në polici të dielën.

Tani, ajo është duke u hetuar nga policia civile, megjithëse askush nga organet e rendit nuk ishte në dispozicion për t’u prononcuar.

Shtëpia ku Verratti po qëndronte besohet të jetë në Cala Jondal në jug të Ibizas, ku Princi William dhe Kate kanë shijuar pushimet në shtëpinë e xhaxhait milioner të Kate të quajtur Maison de Bang.

The pair married last yearVerratti had been out with his wife – model Jessica Aidi – when the thieves targeted his holiday home in the party destination

Nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga Verratti, i cili nuk e ka bërë publike udhëtimin e tij në Ibiza në rrjetet sociale.

Gruaja e tij që është modele, Jessica Aidi, ka postuar foto dhe pamje nga Ishujt Balearik me një ish-konkurente të “Miss France” të quajtur Charlotte Mint.

Ish-futbollisti tani – president i Real Valladolid, Ronaldo, i rregullt në Ibiza me partneren e tij Celina Locks, nuk kanë thënë ende asgjë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu