Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily përmes një video mesazhi ka uruar miratimin e ndryshimeve kushtetuese për emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. INA – Iliria News Agency ju sjell deklaratën e plotë të ambasadorit amerikan.
Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e sotëm historik të Parlamentit Sot, Maqedonia arriti një vendim historik. Parlamenti juaj votoi për të miratuar ndryshimet kushtetutese të nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e zyrtarëve tuaj të zgjedhur. Kur procesi të përfundojë me ratifikimin nga Greqia, kjo marrëveshje përfundimisht do të zgjedh mosmarrëveshjen rreth emrit, e cila për shumë kohë ka penguar qytetarët e Maqedonisë të realizojnë qëllimet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
I përgëzoj liderët tuaj në Qeveri dhe në Parlament për vizionin, guximin, dhe këmbënguljen e tyre për të gjetur zgjidhje dhe për të vënë në rend të parë interesat strategjike e afatgjate të Maqedonisë.
Presim me padurim që të mirëpresim Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare të 30-të të NATOs, dhe të vazhdojmë partneritetin tonë të fuqishëm me ju për të avancuar stabilitetin, sigurinë, dhe prosperitetin këtu dhe në tërë rajonin.










