Vendimi i qeverisë për miratimin e projektligjeve që kanë të bëjnë me transformimin e FSK’së në ushtri ka nxitur reagime nga politika serbe.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë në bazë të rezolutës 1244.
Ai ka thënë se një ushtri e Kosovës përbën rrezik për sigurinë në rajon, duke shtuar se kjo është përpjëkje e Prishtinës që të prish përpjekjet e Vucic për paqe.
“Ne i bëjmë thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të sigurojnë respektimin e Rezolutës 1244 dhe të mos lejojnë formimin e Forcave të Armatosura të cilat do ta rrezikonin sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës mirëpo edhe të rajonit. Tentativa e Prishtinës për formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës është një plan për shkatërrimin e përpjekjeve të Vuçiqit për paqe”, ka thënë Vulin.
Ai madje ka thënë se qëllimi i vetëm i Prishtinës me formimin e ushtrisë është të hyjë në konflikt me Serbinë.
“Qëllimi i vetëm i formimit të Ushtrisë është konflikti me Serbinë dhe ne nuk do të lejojmë krijimin e formacioneve që Haradinaj e Veseli të arrijnë deri në Nish”, ka thënë Vulin.
Vulin gjithashtu ka thënë se ushtria serbe është e gatshme për, siç ka thënë ai, mbojtjen e qytetarëve të saj.










