Vjen lajmi i fundit mbi bisedimet për koalicion mes VV-së dhe LDK-së

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka sqaruar se nuk ka pezullim të diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, për arritjen e koalicionit mes këtyre dy partive.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Mustafa ka thënë se po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve.

Ai ka shtuar se diskutimet politike për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultate nga KQZ-ja.

S Q A R I M
Nuk ka pezullim të diskutimeve!
Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultate nga KQZ-ja.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu