Vjen një lajm shumë i mirë nga Gjermania për Shqipërinë

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka deklaruar se Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen.

Sipas Fleckenstein, e rëndësishme, është që edhe nëse ka kushte, vendimi të mos të kthehet sërish nê Këshillin e ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Europian, shkruan Abc news.

“Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur.

Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dimë që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka.

Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqëndrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera.

Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur.

Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian”, është shprehur Knut Fleckenstein. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu