Vjetërsimi i lëndës ku Gruevski u dënua për blerjen e Mercedesit, VLEN fajëson BDI-në

Nga koalicioni VLEN kanë reaguar në lidhje me vjetërsimin e lëndës në rastin “Tanku”, ku ish-krymeinsitri Nikolla Gruevski shpëton nga dënimi me burg prej 2 vjetëve për blerjen e Mercedesit luksoz, përcjell TV21. Nga VLEN për këtë e fajësojnë BDI-në, respektivisht ndryshimet në Kodin penal nga ish-qeveria LSDM-BDI.

“Me intervenim të drejtpërdrejtë të BDI në ndryshimet e Kodit Penal, Nikolla Gruevskit, kryeministrit të mëparshëm dhe politikanit të dashur të Ali Ahmetit, i skadon edhe një dënim me burg. Kjo është edhe një gozhdë e Ahmetit në arkivolin e padrejtësisë të cilën e instaloi regjimi i tij 22 vjeçar. Pas marrëveshjes së turpshme të Prokurorisë “Abazovite” me Ixhet Memetin, kjo udhëheqësi e kriminalizuar arriti të realizojë edhe një amnisti. Kjo fiasko i sistemit të fëlliqur juridik është një tjetër konfirmim i virusit të Ahmetit të instaluar prej vitesh në drejtësi, ku pushtetarët e tyre kanë ndërtuar një mur mbrojtës rreth vetes, duke shpëtuar njëri-tjetrin nga përgjegjësia gjyqësore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu