VLEN: BDI në të njëjtën vijë me LEVICËN, së bashku nuk përkrahën zgjedhjen e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit

VLEN ka reaguar pasi Fronti Europian u largua nga salla e Kuvendit kur Afrim Gashi po votohej për kryetar që për këtë, VLEN thotë se BDI e dëshmoi se interesat e shqiptarëve janë të rëndësishme vetëm kur janë në pushtet dhe shtoi se BDI në të njëjtën vijë me LEVICËN, për faktin se nuk përkrahën zgjedhjen e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, përcjell TV21.

Tutje në reagimin e VLEN thuhet se BDI-ja e ka obligim ta pranojë realitetin dhe të veprojë si opozitë e përgjegjshme

“Shprehim keqardhjen që BDI-ja sot e konfirmoi se për ta, interesat e popullit shqiptar qenkan “të rëndësishme” vetëm sa janë në pushtet. Afrim Gashi është i pari shqiptar i zgjedhur kryetar i Kuvendit me 76 deputetë, një shumicë e konsiderueshme që logjikisht u mbështet nga të gjithë deputetët shqiptarë, pavarësisht nëse janë nga pozita apo opozita. Ikja e deputetëve të BDI-së nga salla e kuvendit është një episod i ri i mospërkrahjes së Arben Taravarit si kandidati i vetëm shqiptarë për president dhe bojkotimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vendime funerali/të varrosjes së BDI-së në kundërshtim me interesat e BE-së dhe SHBA-së. Me këtë sjellje BDI qëndron në të njëjtën linjë me LEVICËN antiperëndimore”, thuhet në reagimin e VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu