VLEN: Në vend të “balancuesit” do të sjellim një Ligji të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që do të garantojë barazi të plotë dhe përfaqësim të drejtë

Koalicioni VLEN tha se është koha për ndryshime rrënjësore, për drejtësi dhe përfaqësim të drejtë, që siç thane, në vend të balancuesit, do të sjellin një ligj të ri për përaqësim adekuat, përcjell TV21. VLEN tha se ky ligj, do të garantojë barazi të plotë për të gjitha komunitetet etnike.

“Koalicioni VLEN, si forca e re dhe shpresa e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, shpall me vendosmëri fundin e një epoke të gjatë abuzimi dhe manipulimi politik, të cilën për 22 vjet BDI e ka përdorur për të ruajtur pushtetin. Kjo parti, përmes mashtrimeve dhe propagandës, ka krijuar një sistem të deformuar që ka dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe ka penguar përparimin e tyre. Është koha për ndryshime rrënjësore, për drejtësi dhe përfaqësim të drejtë.

BDI, me një histori të gjatë abuzimesh, ka keqpërdorur institucionet shtetërore për të manipuluar qytetarët shqiptarë. Duke i trajtuar shqiptarët si “vota” dhe jo si qytetarë që meritojnë dinjitet dhe mundësi të barabarta, kjo parti ka penguar zhvillimin profesional të shqiptarëve në administratën publike. Për më tepër, shumë shqiptarë janë lënë në pozita pa status të definuar pune, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë viteve. Këto politika kanë çuar në humbjen e shpresës dhe migrimin masiv të të rinjve tanë.

Koalicioni VLEN në vend të “balancuesit” do të sjelljë një Ligji të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do të garantojë barazi të plotë dhe përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike. Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të siguruar që të drejtat e shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive tjera etnike të jenë të garantuara, duke ofruar një qeverisje që bazohet në meritokraci dhe drejtësi. Fundi i politikave abuzive është i pashmangshëm, dhe ne jemi të gatshëm të ndërtojmë një sistem të ri, ku qytetarët do të kenë dinjitet dhe shpresë për të ardhmen”, thotë VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu