VMRO apel BDI-së: Mos i jepni zor, s’ju marrim në Qeveri!

VMRO-DPMNE i është përgjigjur kërcënimeve të BDI-së, siç thonë, për destabilizim, nëse BDI nuk qëndron në pushtet.

Nga partia e Mickoskit përgjigjen: “Nuk do të na lëkundin, e ardhmja e Maqedonisë është në unitet, jo në ndarje”.

“Përpjekjet e BDI-së për ta paraqitur veten si mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve nuk janë gjë tjetër veçse një fasadë për t’u kapur pas qeverisë me çdo kusht. Përvoja e tyre flet shumë për qëllimet e tyre të vërteta. VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin e shqiptarëve të Maqedonisë “VLEN”, qëndron për drejtësi, transparencë dhe përfaqësim real për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ne nuk do të prekemi nga taktika apo kërcënime përçarëse”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti shprehen se fokusi i tyre është ruajtja e sundimit të ligjit, promovimi i unitetit dhe avancimi i interesave të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike.

“I bëjmë thirrje BDI-së që të angazhohet në mënyrë konstruktive në proceset demokratike në vend që të përdorë frikën dhe taktikat e manipulimit. E ardhmja e Maqedonisë qëndron në bashkim, jo ​​në ndarje”, prfundon reagimin VMRO-DPMNE-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu